Zyrtari i SHBA në Prishtinë: Qëndrim për Kosovën nuk ndryshon

13/02/2017 00:00

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Prishtinë.

Ai u prit në takime nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

Ndonëse vetë Palmer nuk bëri komente mbi vizitën e tij, institucionet kosovare nëpërmjet komunikatave bënë me dije se zyrtari amerikan i ka siguruar se, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Top Channel