Dorian Koçi, drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar

13/02/2017 00:00

Dorian Koçi është emëruar drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar, pas shkarkimit të rreth një javë më parë të Melsi Labit, i cili mbante postin e drejtorit prej 3 vitesh e gjysmë.

Melsi Labi u shkarkua nga Ministria e Kulurës me motivacionin për mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cënuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional.

Dorian Koçi më parë mbante postin e nëndrejtorit në Muzuen Historik Kombëtar. Ai është studiues dhe njohës i mirë i historisë dhe kontribues në media me një sërë shkrimesh. Ai është gjithashtu autor i një sërë librash ku spikat studimi i tij mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës.

Top Channel