Këngëtaret shqiptare shkëlqejnë në “Grammy Awards”

13/02/2017 00:00

Mbrëmjen e kaluar është organizuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës “Grammy Awards”. Në këtë ceremoni, e cila u organizua në “Staples Center” të Los Angeles, ishin të pranishëm artistët më të suksesshëm të muzikës në botë.

Por në këtë event nuk kanë munguar edhe artistët shqiptarë. Dua Lipa dhe Elvana Gjata kanë qenë dy artistet me origjinë shqiptare që kanë shkelur në tapetin e kuq të “Grammys”.

Dua Lipa kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë për këtë event, e cila dukej në një super formë fizike.

Ndërsa Elvana ka shkëlqyer me fustanin e saj të një stili tepër të veçantë. E veshur me një fustan golf të zi, këngëtarja shqiptare bëri një debutim të shkëlqyer në edicionin e 69 të Grammys.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel