Prezantohet topi i fazës finale të Champions League

13/02/2017 00:00

Champions League kthehet për fazën finale të saj dhe Adidas ka prezantuar topin që do të përdoret nga skuadrat më të mira të Europës, që janë ende në garë për trofeun më të rëndësishëm për klube.

Në nder të Uellsit, vendi ku do të luhet finalja e madhe e këtij viti, dizajni i topit frymëzohet nga dragoi, simboli i kombit uellsian.

Topi me emrin “Final Cardiff 2017” do të përdoret në ndeshjet e Champions League nga 14 shkurti-3 qershor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel