Grabitjet, Tahiri: Bëni durim, rezultatet do të vijnë

13/02/2017 00:00

Bëni durim, rezultatet do të vijnë, ka qënë komenti i radhës i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me grabitjet e fundit të ndodhura në vend, siç ishte ajo e 3.2 milionë dollarëve, apo dhe të tjera.

Ministri tha se ngjarjet nuk zbardhen brenda një ore, dhe se policia e shtetit ka zbardhur disa të tilla, pa përmendur asnjë konkretisht.

“Mua më rezulton që Policia e Shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshi dhe grabitje dhe vjedhje bankash. Më rezoluton se po bëhet një punë e shkëlqyer. Ky standard është shenjë besimi për ne, në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda orës apo brenda ditëve. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës. Gjithësesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim rezultatet do vijnë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka qënë në inspektimin e nisjes për rindërtimi e godinës së komisariatit nr. 6, e vetmja që kishte mbetur e parestauruar në Tiranë.

Top Channel