Napoli, nën “ethet madrilene”. Një tifoz VIP në “Bernabeu”

13/02/2017 00:00

Napoli është kapluar nga ethet e supersfidës së mbrëmjes së të mërkurës, e vlefshme për Champions League, që do të luhet në “Bernabeu” kundër Realit të Madridit.

Pikërisht në kryeqytetin spanjoll kanë zbritur mbi 10 mijë tifozë “axurrë”, por edhe shumë figura të shquara. Në tribunë nuk kishte si të mungonte Diego Maradona dhe në spanjë e dinë këtë.

“Nuk mund t’u besosh, do t’i ndjekë edhe vet Maradona”, është titulli i faqes së parë të të përditshmes spanjolle “Marca”.

Sarri nuk pritet të ndryshojë skuadrën e pritet t’i besojë sërish tridhëmbëshit Insigne-Mertens-Callejon.

Ish-ylli i Napolit, “Pibe de Oro” do të jetë mik i presidentit napolitan De Laurentiis, e do të strehohet pikërisht në hotelin ku do të akomodohet skuadra e Napolit që nga mbrëmja e kësaj të hëne.

“Do të shkojmë të shohim Napolin teksa fiton”, ka shkruar e fejuara e ish-futbollistit argjentinas, teksa nisej nga aeroporti i Buenos Airesit drejt Europës. Skuadra, gjithsesi, nuk do të mbërrijë sot në Madrid, por pasditen e së martës, pasi do të kryejë edhe seancën e fundit stërvitore në “Castelvolturno” mëngjesin e nesërm.

Sa i përket formacionit të mundshëm, Reina do të mbrojë katërkëndëshin, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Albiol, Koulibaly dhe Ghoulam. Edhe sulmi është i ditur, me treshen e frikshme të sipërpërmendur, ndërsa dyshimet e vetme janë në repartin e mesfushës, ku prania e Hamsik nuk diskutohet, ndërsa balotazhe ka për Jorginho-Diaëara dhe Allan-Zielinski. Gjithashtu, njëri mes Milik dhe Pavolettit do ta shohë ndeshjen nga tribuna.

Top Channel