“Limbo Queen”, poshtë makinës pa derdhur asnjë pikë

13/02/2017 00:00

Ajo njihet si “Limbo Queen” dhe ka vendosur një rekord të ri Guinness teksa tregon aftësitë e saj duke u shtrirë poshtë një automjeti suv me disa gota në dorë, dhe duke mos derdhur asnjë pikë prej tyre.

Shemika Charles ka postuar një video të saj teksa futej poshtë një Toyota SUV dhe në dorë mbante disa pije.

“Limbo, poshtë një Toyota, duke balancuar pijet, dhe duke mos rrëzuar asnjë pikë”, thotë ajo. Charles vendos një rekord të ri Guinness për limbon më të ulët, me një lartësi vetëm 20 centimetra.

Ajo performoi mjeshtërinë e saj edhe në fund të janarit, teksa kaloi nën një rresht me karrige në aeroportin e Filadelfias.

Top Channel