Ancelotti apo Mourinho? Ja kë zgjedh Ivanovic

13/02/2017 00:00

Ivanovic ka nisur një aventurë të re në Rusi. Ish-mbrojtësi i Chelsea ka lënë kampionatin anglez për Zenitin dhe tani që është larg Londrës nuk fshesh preferencat që ka pasur në lidhje me trajnerët e tij.

Futbollisti serb ka fituar disa tituj nën drejtimin e Carlo Ancelotti e Jose Mourinho dhe për këtë arsye mund të thotë se kush është më i miri mes tyre. Nga deklaratat e tij, duket qartë se shumica e futbollistëve do të zgjidhnin italianin para portugezit.

“Ancelotti është shumë ndryshe nga Mourinho. Nëse lojtarët do të duhet të zgjidhnin, mendoj se do të donin ta kalonin gjithë karrierën me Carlon. Është shumë i qetë dhe lejon lojtarët të ndihen rehat. Rezultatet janë njësoj të mira”, tha Ivanovic për gazetën ruse “Sport Express”.

Top Channel