“Grammy”, Beyonce tregon barkun

13/02/2017 00:00

Daljen e parë publike që kur njoftoi se po pret dy binjakë, Beyonce e bëri të dielën, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Këngëtarja e famshme performoi e veshur vetëm me një bikini ngjyrë floriri, që tregonte format e reja trupore dhe barkun e fryrë.

Beyonce, e cila, pavarësisht 9 kandidaturave, e mbylli mbrëmjen vetëm me dy çmime: albumi më i mirë urban kontemporan dhe videoklipi më i mirë (Formation). Artistja, e cila është shtatzënë me binjakë, u shfaq me një performancë ambicioze dhe komplekse me këngët e saj “Love Drought” dhe “Sandcastles”, me tematikën e rilindjes, rigjenerimit dhe shërimit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel