Dopietë e Higuain, Juventus fluturon

12/02/2017 00:00

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t vazhdojnë të marshojnë të qetë drejt kreut, duke fituar 0-2 ndaj Cagliari-t vendas.

Juventus arriti fitoren e pestë radhazi dhe kryeson Serinë A, me plot 7 pikë më tepër se Roma e vendit të dytë.

Gonzalo Higuain ishte sërish vendimtar për bardhezinjtë duke shënuar të dy golat e ndeshjes, në minutat e 37’ dhe 47’.

Bomberi argjentinas, ashtu si Juventusi, ka fluturuar në krye të listës së golshënuesve, bashkë me Edin Dzeko-n, me 18 gola të shënuar.

Me këtë ritëm, bardhezinjtë duket se po i drejtohen fitores për herë të gjashtë, të titullit kampion në Itali.

Top Channel