Luftëtari mund Korabin, parakalon Tiranën

12/02/2017 00:00

Luftëtari vazhdon të shfaqet në një formë të mirë në këtë sezon, në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Mladen Milinkovic, mundi Korabin e vendit të fundit, në sfidën përmbyllëse të javës së 21-të me rezultatin 2-0, duke parakaluar Tiranën në klasifikim.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes. Korabit iu akordua një 11-metërsh, por Hoxhaj nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Më pas erdhi edhe ndëshkimi i Luftëtarit që në minutat e 54’ dhe të 59’ shënoi dy herë, fillimisht me Bregun e më pas më Abazaj. N

ë këtë ndeshje pati vend edhe për 2 kartona të kuq, nga një për secilën skuadër, ku i ndëshkuari për Korabin ishte Zefi, ndërsa te Luftëtari ishte Ramadani ai që u përjashtua nga fusha e lojës.

Top Channel