Aksidentoi kalimtarin, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

12/02/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Vorës.

Makina ka përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, por pa ia dalë të ndalojnë drejtuesin e mjetit, i cili është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimës.

Top Channel