Një marshim-protestë është organizuar kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera”.

Protesta nisi nga qendra e qytetit të Durrësit, për t’u zhvendosur në sheshin para portit detar, aty ku prej ditësh kanë dalë në dritë themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetra predha sferike guri për hedhje me katapultë.

Avokatja Mirela Jorgo tha: “Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po varroset origjina e kombit shqiptar. Kjo nuk po ndodh vetëm në Durrës, por në Gjirokastër, Korçë dhe në çdo qytet-muze”.
 
Në mënyrë simbolike, protestuesit vendosën shirita për të ndaluar vazhdimin e punimeve të firmës zbatuese dhe në pjesën tjetër të sheshit ngjitur me Torrën Veneciane, ndërsa ngritën zërin përballë godinës ku banon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me thirrjet: “Mos na shkatërroni Dyrrahun”.

Top Channel