Skiatorët “fluturues”

12/02/2017 00:00

Në Kebek të Kanadasë është zhvilluar sezoni i gjashtë i Kupës së Botës në “snowboard”. Në kategorinë e meshkujve kanë qenë dy kanadezë të cilët kanë garuar me njëri-tjetrin për vendin e parë.

Pas Maks Parrot që mori vendin e parë të përkohshëm, MekMoris me 189.5 pikë merr kryesimin e klasifikimit duke zbritur në vendin e dytë bashkëkombasin e tij dhe në të tretin rusin Anton Mamaev, me 174.75 pikë.

Ndërkohë, në kategorinë për femra gara ishte më e lehtë. Ana Gaser nuk ju desh të sforcohej shumë për të fituar garën, pasi konkurrentja e saj e vetme, britanikja Kati Omerod u eliminua që në fazën kualifikuese.

Me kërcimin e saj, Gaser arriti të marrë 165 pikë, duke lënë pas amerikanen Xhulia Marino dhe neozelandezen Zoi Sadovski Sinot, e cila plotësoi vendin e tretë në podium.

Top Channel