City sfidon Realin për Dybala

12/02/2017 00:00

Emri i Paulo Dybala po përmendet gjithnjë e më shumë në zërat e merkatos së transferimeve. Tani është Manchester City, klubi që është vënë në ndjekje të futbollistit argjentinas, duke rivalizuar me Realin e Madridit.

Madje sipas tabloidit britanik “Mirror”, “Citizens” duken se kanë fituar një avantazh kundrejt spanjollëve në këtë garë.

Dybala ka me Juventusin një kontratë deri në vitin 2020, me klauzolë për zgjidhjen e saj për 38.3 milionë paund dhe, sipas asaj që publikon “Mirror”, torinezët preferojnë të lejojnë largimin e tij në drejtim të “Premier League”-s dhe jo në Spanjë.

“Mirror” thekson gjithashtu se kontaktet mes përfaqësuesve të 23-vjeçarit dhe drejtuesve të “Zonjës së vjetër” janë shtuar javët e fundit, me këta të fundit që kanë siguruar se, nëse në drejtim të Dybala do të vijë ndonjë ofertë bindëse, atëherë ata do ta lënë të lirë ta pranojë atë.

Mësohet se Manchester City është gati t’i ofrojë Juventusit 21.3 milionë paund dhe një futbollist, ose vetëm 25.5 milionë paund për të bindur kampionët e Italisë të shesin argjentinasin te klubi anglez.

Top Channel