Arrestohen “arkeologët”, gërmonin ilegalisht në Apolloni

12/02/2017 00:00

Sektori i Narkotikëve dhe trafiqeve në bazë të hetimeve disa mujore ka çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të cilët gërmonin në Parkun Kombëtar të Apollonisë.

Policia e Fierit bën me dije se në sajë të operacionit “Apollonia” janë arrestuar Toni Fasko dhe Saimir Fasko, nga Radostina e Fierit, të cilët në bashkëpunim edhe me dy shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, A.F dhe E.F, gërmonin në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Apollonisë prej nga ku kanë nxjerrë 230 objekte arkeologjike me qëllim trafikimin e tyre.

Objekte e llojit bronz, hekur dhe qeramikë u sekuestruan dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel