Divjakë, dhunë fizike ndaj vëllait, dy në pranga

12/02/2017 00:00

Dy vëllezër kanë përfunduar të prangosur nga efektivë të komisariatit të Policisë së Divjakës, pasi kanë goditur për motive të dobëta vëllain e tyre, në një ngjarje të ndodhur në fshatin Feras.

Të arrestuarit janë Zabit dhe Arjan Kobeci, respektivisht 25 dhe 32 vjeç, ndërsa dhuna me mjete të forta është ushtruar brenda banesës së tyre të banimit, ndaj vëllait të tyre më të madh 36-vjeçar.

Tashmë ata akuzohen për “dhunë në familje”, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Top Channel