Reali fiton në transfertë me Osasuna-n

11/02/2017 00:00

Edhe pse më vështirësi, Reali i Zidane arriti të rrëmbejë 3 pikët nga ndeshja në transfertë me Osasunën, duke fituar me rezultatin 3-1.

Portugezi Ronaldo ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t të pjesës së parë, por vetëm 11 minuta më pas Leon riktheu baraspeshën.

Në 45 minuta, kryesuesit e La Liga-s u treguan më kërkues dhe e gjetën golin e avantazhit me Isco-n, ndërsa në fundin e takimit shënoi edhe Vasquez, duke e vulosur rezultatin e takimit në 1-3.

Kjo fitore bën që Reali i Madridit të ngjitet sërish në vendin e parë me një pikë diferencë nga Barcelona, por ka të gjitha mundësitë ta çojë në 7 pikë atë pasi ka dy ndeshje më pak se Barça.

Top Channel