Debutimin e shumëpritur si drejtori i ri artisik i Calvin Klein, Raf Simons e bëri me një shfaqje të ndjekur nga një sërë personalitetesh të famshme në javën e modës në Nju Jork. Mes tyre ishin Naomie Harris dhe Sarah Jesicca Parker.

“Mendoj se e kemi pritur shumë këtë moment. Nuk i ndjek shpesh shfaqjes e modes, por kjo më intrigonte”, thotë Sarah Jesicca Parker.

Simons ju bashkua shtëpisë amerikane të modës në gusht të 2016-s dhe u zhvendos në Manhatan, pasi punoi për pak kohë për Christian Diorin në Paris. Koleksioni i tij përcillte një atmosferë “retro”, me pantallona me prerje të drejtë e këmisha e xhaketa me jakë të mëdha.

“Veshjet reflektojnë ambientin që na rrethon. Këtu jetojnë njerëz të ndryshëm me stile dhe kode të ndryshme veshjesh. Është e ardhmja dhe e kaluara e shkrirë bashkë”.

Brook Shields, imazhi i “brand”-it të njohur në vitet 80-te është kontaktuar Simons për një fushatë të re.

“Ndjehem me fat që jam këtu, e që jam pjesë e të gjithë fushatës. Kohët kur pozoja për “brandin” duket sa të largëta aq të afërta”.

Për herë të parë në disa vite, shtëpia e modës riktheu xhinsin në pasarelë, diçka për të cilën ishte e njohur në vitet 80. Koleksioni ishte i mbushur me kombinime të papritura copërash.

Palltot dhe peliçet kishin një shtresë ekstra mbrojtjeje me mbulese plastike. Stilisti belg i bëri homazh vendit të tij të ri me një fund të frymëzuar nga flamuri amerikan.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel