Droga e kapur në Ankona, kamioni u lejua në Durrës për të zbuluar rrjetin

11/02/2017 00:00

Trafikimi i 8 tonëve kanabis sativa nga Shqipëria drejt qytetin të Ankonës në Itali, është mbajtur nën vëzhgim nga policia italiane, duke përdorur metodën e dorëzimit të kontrolluar.

Policia italiane ishte në dijeni se në kamionin me shofer një shtetas të Maqedonisë, që kishte kaluar nëpërmjet portit të Durrësit, kishte lëndë narkotike, por në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare e kanë lënë qëllimisht ngarkesën të kalojë në pikat doganore, për të parë destinacionin final si dhe personat e implikuar.

Shoferi i pikasi policët dhe e braktisi drogën në Venecia dhe më pas u arrestua. Në mbrëmje policia shqiptare lëshoi një deklaratë ku sqaronte se, ka patur bashkëpunimin e plotë me italianët në këtë rast dhe nuk ka të përfshirë asnjë shqiptar në këtë rrjet, por të gjithë janë shtetas të Maqedonisë.

Top Channel