Greva në Zharrë, banorët bllokojnë aksin Fier-Berat

11/02/2017 00:00

Në mbështetje të grevistëve të urisë në Zharrëz kanë dalë edhe qindra bashkëfshatarë të tyre, të cilët bllokuan aksin nacional Fier-Berat duke djegur goma dhe vatra të tjera zjarri.

Banorët i bëjnë apel institucioneve shtetërore të ndërhyjnë për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve. Në të kundërt, ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat.

Forcat e rendit zbarkuan në vendngjarje dhe kanë shpërndarë protestuesit dhe bënë të mundur lirimin e rrugës nacionale.

Prania e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarreve.

Top Channel