Arsenal fiton mes kontestimeve ndaj Hull

11/02/2017 00:00

Pas dy humbjeve radhazi në Premier League, Arsenali është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Hull-in 2-0.

Alexis Sanchez ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar të dy golat në këtë takim, të cilët u kontestuan gjatë nga miqtë. Në golin e parë, pati pretendime për prekje të topit me dorë, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi nga një 11-metërsh edhe ai i diskutueshëm.

Megjithatë, për Arsenalin ishte një fitore mjaft e rëndësishme, duke qenë se vinte pas dy humbjeve. Me tre pikët e këtij takimi, Arsenali ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë.

Top Channel