Balenat dalin në breg, vazhdon fenomeni shqetësues

11/02/2017 00:00

Fenomeni i balenave të ngecura në cektinë ka marrë përmasa shqetësuese pasi, 240 të tjera dolën në bregun e Zelandës së Re.

Në orët e para të së shtunës vullnetarët ndihmuan në rikthimin në thellësi të 100 prej më shumë se 400 balenave që ngecën në cektinë të enjten. 300 të tjerat ngordhën teksa vullnetarët u vunë në garë me kohën për të mbajtur të gjalla të mbijetuarat duke i freskuar me ujë. Edhe pse fenomeni nuk është i pazakonte, ai është më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re.

Nuk është e qartë se përse balenat vazhdojnë të dalin përgjatë 5 km të bregdetit të “artë”. Një teori është se mund të jenë shtyrë në tokë nga peshkaqenët, pasi shenja kafshimi u gjet në një prej kafshëve të ngordhura.

Në disa raste, balenat janë të moshuara e të sëmura, të plagosura ose ngatërrojnë drejtimin, veçanërisht përgjatë plazheve me pjerrësi. Zyrtarë të departamentit të ambienti thanë se kjo është ngjarja më e rëndë e këtij lloji që prej vitit 1985, kur mbi 450 balena ngecën në breg në Okland.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel