Sërish Salihi, Skënderbeu mposht edhe Laçin

11/02/2017 00:00

Ka vendosur sërish sulmuesi shkodran Hamdi Salihi në fitoren e radhës të Skënderbeut, që këtë herë mposhti 1-0 Laçin në ndeshjen e javës së 21-t të Superiores.

Korçarët e dominuan totalisht takimin e zhvilluar në stadiumin e tyre, por arritën të shënojnë vetëm një gol, ku Salihi shfrytëzoi maksimalisht një krosim në minutën e 21, duke vulosur në 1-0 rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me vetëm një pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, të cilët do të luajnë sot ndaj Tiranës në kryeqytet.

Ndërkohë, Vllaznia mori një fitore të bukur me përmbysje ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2.

Top Channel