Lushnje, zjarri përfshin kodrat e fshatit Çiflik

11/02/2017 00:00

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në kodrat e fshatit Çiflik, në Lushnje.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarë, duke shkrumbuar rreth 1 mijë rrënjë ullinj.

Për fat të mirë situata është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel