Holanda “burgos” refugjatët

11/02/2017 00:00

Holanda ka disa kohë që po përballet me një problematikë që do të dëshironin që të gjitha vendet ta kishin; mungesën e të dënuarve për të mbushur burgjet.

Por, për të mos lënë që të rrënohen godinat e boshatisura, që deri dje shërbenin për të vuajtur dënimin personat që kishin shkelur ligjin, autoritetet kanë menduar një zgjidhje tjetër, duke iu përshtatur edhe krizës së fundit të refugjatëve.

Ndërtesat po përdoren për të strehuar qindra-mijëra refugjatë që kanë mbërritur në vend nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Ata janë strehuar në burgje, ku shumica e tyre janë në pritje të marrjes së përgjigjjes për kërkesat e azilit.

Sa u takon kushteve, ato janë të pranueshme dhe ndoshta disa herë më mirë se tendat tradicionale që shfrytëzohen për përballimin e flukseve të tilla me refugjatë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel