Mou: Ibra qëndron edhe për një tjetër vit

11/02/2017 00:00

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni. Ai që e konfirmon këtë është trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho në një konferencë për shtyp.

“Jam i sigurtë se Ibrahimoviç do të qëndrojë tek ne. Ai erdhi te Manchester me idenë për të luajtur për dy sezone dhe e di shumë mirë se vitin tjetër do të kërkojmë që të bëjmë paraqitje shumë më të mira, pasi sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i karrierës së tij të pasur”, tha Mourinho.

Mourinho vuri në dukje edhe profesionalizmin e Ibrahimoviç, duke  theksuar se ai nuk shkoi në Suedi për të qëndruar disa ditë pushim edhe pse tekniku portugez ia kishte dhënë lejen për këtë.

Top Channel