Shkodër, sekuestrohen 41 kg hashash

11/02/2017 00:00

Në vijim të operacioneve antikanabis, policia sekuestroi në Shkodër 41 kilogramë hashash.

Seksioni antidrogë në Policinë e Shkodrës bëri të mundur gjithashtu edhe arrestimin e një shtetasi.

Ai është Ndue Lalaj 49 vjeç, banues në Do të Pukës. Forcat policore kontrolluan një ambient të improvizuar afër banesës së tij, ku u gjet edhe lënda narkotike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi i arrestuar akuzohet për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

Top Channel