Elefanti fluturon në ajër turisten

11/02/2017 00:00

Elefantët njihen si kafshë miqësore dhe të dashur, por kur zemërohen gjithçka mund të presësh prej tyre…si në rastin e mëposhtëm.

Një turiste perëndimore në Tajlandë provoi tërbimin e njërit prej tyre, që siç duket nuk i pëlqeu ledhatimi i bërë prej saj.

Në pamjet e publikuara në internet, vajza i afrohet kafshës nën shembullin e një banoreje vendase. Por ndryshe nga banorja vendase, vendos ta ledhatojë elefantin në pjesën e përparme, tek turinjtë.

Kjo siç duket nuk i ka pëlqyer elefantit që e ka goditur turisten duke e fluturuar në ajër për disa metra.

Vajza fatkeqe ngrihet sërish në këmbë e palënduar. Ajo rrëfen se gjithmonë i ka adhuruar elefantët, por që pas këtij momenti ndjehet e tmerruar prej tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel