Luiza Gega e treta në Paris, thyen rekordin kombëtar

10/02/2017 00:00

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka korrur një tjetër sukses, këtë herë në garën ndërkombëtare të Parisi, ku arriti të zërë vendin e tretë.

Luiza Gega mori pjesë në garën e 3 mijë metrave për salla të mbyllura, duke arritur të dalë e tretë.

Atletja arriti të thyente përsëri rekordin kombëtar me kohën 8 minuta e 52 sekonda.

Top Channel