“La Perla” ka prezantuar koleksionin e ri “Vjeshtë-Dimër 2017” në Javën e Modës në Nju Jork, frymëzuar nga piktorë të rilindjes, impresionizmi, pop arti dhe rebelët e periudhës postmoderniste.

Marka italiane e modës, e njohur kryesisht për veshjet intime me mëndafsh dhe tyl, prezantoi koleksionin e shumëpritur, që vesh konsumatoren nga dhoma e gjumit deri në tapetin e kuq.

“Ajo çfarë kam bërë është që kam marrë një veshje tradicionale intime dhe e kam shndërruar në një veshje që mund të përdoret edhe për të dalë. Kam dashur të bëj bashkë të gjitha llojet e femrave. Është një kompani italiane me një sjellje amerikane, me lëkura franceze. Më pëlqen kjo ide”, tha Julia Haart, drejtore krijuese “La Perla”.

Modelet më të njohura të momentit bënë prezantimin e koleksionit të ri të “La Perla”-s, me veteranen e pasarelave Naomi Campbell që ngriti siparin, për t’iu bashkuar më pas në sfilatë Kendall Jenner, Jourdan Dunn, Liu Wen apo Joan Smalls.

Si gjithnjë, “La Perla” mendon për femrat në çdo sezon, duke sjellë ngjyrat e gjalla, dekor lulesh dhe dantella, si tipare karaterizuese të saj.

FOTO GALERI
1/37

Top Channel