BE mbështet Vlahutin, Koçijançiç: Jo shpifje në media

10/02/2017 00:00

Bashkimi Europian ka reaguar përmes Maja Koçijançiç, zëdhënëse për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, e cila ka shprehur keqardhje për “shpifjet e publikuara në shtyp” kundër delegacionit të BE-së dhe ambasadores Romana Vlahutin.

“BE shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor, për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë”, ka deklaruar Koçijançiç.

Në fund përmendet fakti se Shqipëria është një vend kandidat për në BE, që siç konfirmohet nga raporti i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt Unionit. “Dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë”, ka shtuar zëdhënësja.

Top Channel