“Pozoj nudo nëse ata fitojnë titullin”

10/02/2017 00:00

Kupa e Botës në Afrikën e Jugut, gati 7 vite më parë, sigurisht që mbahet mend për golin në shtesë të Iniesta-s në finalen ndaj Holandës, që i dha titullin Spanjës, për të famshmen Waka-Waka nga Shakira, por nuk mund të harrohet edhe tifozja seksi e Paraguait.

Me hiret e saj në Botërorin afrikan, Larissa Riquelme i bëri të gjithë për vete, ndërsa më pas nisi karrierën në Playboy, por edhe në televizion.

Bukuroshja brune ka rikthyer të gjithë vëmendjen mbi të së fundmi, pasi një deklarate të fortë. Ajo është e martuar me futbollistin Jonathan Fabbro, i cili është pjesë e skuadrës Jaguares de Chiapas në Meksikë, që këtë vit pretendon për titull.

“Pozoj nudo nëse Jaguares de Chiapas shpallet kampion”, tha Larissa Riquelme. Tashmë na mbetet të presim, nëse Jaguares do të arrijë suksesin dhe a do ta mbajë fjalën Larissa.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel