Shpërthimi në minierën e Bulqizës, nxirren trupat e tre minatorëve kinezë

10/02/2017 00:00

Trupat e tre minatorëve kinezë janë nxjerrë nga miniera pas një operacioni të RISHM dhe policisë. Ata janë dërguar drejt Tiranës për ekspertizën mjeko-ligjore.

Një ditë më parë RISHM ka futur tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajërit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen, duke gjetur të pa jetë 3 shtetasit kinez, R.G, specialist sigurimi i pusit, H.J, kryepunëtor, dhe H.A punëtor.

Më 4 shkurt, rreth orës 13.00 në pusin 41, niveli 21 në minierën e kromit në Bulqizë ndodhi një shpërthim, ku u dëmtua fizikisht një punëtor kinez, për shakk të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha, ndërsa mbetën të bllokuar në minierë tre minatorët kinezë, të cilët humbën jetën.

Top Channel