Borxhi i pretenduar, babë e bir plagosin 50-vjeçarin

10/02/2017 00:00

Babë e bir kanë tentuar të vrasin me thikë një 50-vjeçar. Shkak për konfliktin ka qënë një borxh i pretenduar nga i plagosuri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 8 në Korçë, ku Ilo dhe Jonela Vangjeli, përkatësisht 53 dhe 29 vjeç kanë goditur në trup dhe kokë V. M, 50 vjeç.

Ky i fundit është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Korçës, dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Ata kanë në pronësi një rrobaqepësi në qytetin e Korçës, dhe V. M, 50 vjeç pretendonte se ata i kanë para borxh, gjë e mohura nga Vangjeli.

Top Channel