Hakmarrja  e  derrave – Foto

10/02/2017 00:00

Një piton u sulmua prej të paktën 8 derrave të egër, si një hakmarrje  pasi gjarpri gllabëroi një prej gicave të tufës.

Pitoni, rreth 3 metra i gjatë, nuk pati asnjë shans përballë derravë të egërsuar, të cilët e rrethuan dhe e sulmonin nga të gjitha anët.

Derrat përdorën nofullat e tyre të fuqishme për të shqyer dhe coptuar në disa pjesë objektivin e egërsimit të tyre.

Në foto duket një pjesë e fryrë e pitonit, ku mendohet të jetë gici i sapo gllabëruar prej tij. Pas një beteje epike, por disi të padrejtë, derrat e egërsuar arrijnë të vrasin e copëtojnë përfundimisht  pitonin.

Mendohet që këto foto të jenë bërë në Laos ose Tailandë. 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel