Fat tragjik për 400 balena në Zelandën e Re

10/02/2017 00:00

Qindra balena të bllokuara në një plazh, në Zelandën e Re kanë ngordhur, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke punuar për të rikthyer në ujë rreth 100 të tjera që janë akoma gjallë.

Organizata për Shpëtimin e Balenave, në një postim në Facebook, thotë se kanë qenë 416 balena të bllokuara në plazhin e Fareëell Spit dhe rreth 75 % e tyre kanë ngordhur.

Në vitin 2015, në të njëjtin vend ngordhën rreth 200 balena ndërkohë që 60 të tjera u shpëtuan nga grupet e shpëtimit.

Pamjet e marra nga vendi i ngjarjes janë vërtetë tragjike…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel