Dosja në gjykatë, prokuri: Largohem nga çështja, jam i zënë me Vettingun

09/02/2017 00:00

Në muajin tetor të vitit të kaluar, “Fiks Fare” shkoi në zyrën e prokurorit Neritan Hoxha. Gjatë një bisede, gazetarët e pyesin përse nuk ka shkuar dosja në gjykatë.

Ai thotë se për këtë rast i është dashur që të bashkëpunojnë me policinë dhe OPGJ-të kanë shkuar të parët në vendngjarje, ndërsa niveli i punës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Ai tha se i është dashur t’i rikthehet edhe njëherë hetimit nga e para, pasi nuk arrijnë të marrin thelbin. Prokurori Hoxha tha në tetor të vitit 2016 se çështja do të shkojë “të hënën” në gjykatë.

Ndërkohë pas katër muajsh, “Fiks Fare” shkon sërish në zyrën e prokurorit Hoxha. Ai thotë se ende nuk e ka çuar dosjen në gjykatë, sepse i akuzuar ngriti pretendime.

“Unë tani kam dhënë pëlqimin për t’u larguar nga kjo çështje, që të jem në rregull me të dyja palët”, thotë prokurori. Gazetarët e pyesin përse kaq vonë, ndërsa ai u thotë se “kemi qenë të zënë me deklarimet, me Vettingun dhe me shumë çështje që kanë në duar”.

Top Channel