“Fiks Fare”, Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet për aksidentin në punë

09/02/2017 00:00

Prokuroria e Elbasanit ka në “duar” prej 20 muajsh, hetimet për vdekjen e një punëtori gjatë një aksidenti në punë. Megjithëse çështja konsiderohet e lehtë për t’u zbardhur, pasi faktet janë reale, kjo akuzë po i zvarrit hetimet.

Ndërkohë, kompania që kishte punësuar të ndjerin ka filluar të joshë familjarët, që të shpëtojnë nga ndjekja penale. Një vit më parë, “Fiks Fare” transmetoi ankesën e Sabri Tanushit, i cili akuzonte një firmë private që priste dru në malin e Zavalinës, për vdekjen e djalit të tij Qamilit. Ky i fundit ka lënë 3 fëmijë jetimë, të cilët janë me “sy e veshë” nga drejtësia, për të filluar më pas procedurat e dëmshpërblimit.

Por deri më sot, ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje.

Top Channel