“Reforma Zgjedhore” shtyhet me një muaj

09/02/2017 00:00

Partitë politike do të kenë afat edhe një muaj për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, në të kundërt në 18 qershor do të shkohet në votime me Kodin aktual.

Me 76 vota pro vetëm të mazhorancës, u miratua këtë të enjte shtyrja e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kjo shtyrje vjen në kohën kur opozita dhe mazhoranca janë larg konsensusit për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa Qeveria, por edhe OSBE thotë se nuk ka kohë për të aplikuar teknologjinë.

Seanca e së enjtes pati numrin më të vogël të deputetëve të pranishëm. Gjatë ditës pati debate mes deputetit Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalimi 90 minutësh, ku siç tha renditi 40 mashtrimet e Qeverisë “Rama”, si premtime të bëra gjatë fushatës elektorale të 2013-s.

Top Channel