Ylli i NBA-së “poshtëron” presidentin Trump

09/02/2017 00:00

Duke iu përgjigjur deklaratës së shefit ekzekutiv të kompanisë së veshjeve sportive “Under Armour”, i cili e quante presidentin Donald Trump si një “aset” të Shteteve të Bashkuara më herët gjatë kësaj jave, ylli i basketbollit Stephen Curry, i cili aktivizohet me Golden State Warriors, komentoi me ironi se binte dakord me atë çfarë është thënë, por me një kusht: nëse fjalës aset në anglisht do t’i hiqeshin dy shkronjat e fundit et (asset/ass).

Curry është një prej sportistëve më të shquar që ka nënshkruar me “Under Armour”, një marrëveshje që i jep atij të paktën 15 milionë dollarë në vit, ndërkohë që i ofrojnë qasje atij në kompaninë e këpucëve dhe veshjeve sportive deri në vitin 2024.

Të martën Kevin Plank, shef ekzekutiv i kompanisë së sipërpërmendur, shprehu mbështetjen për Trumpin në një intervistë për CNBC, duke thënë se “të kesh një president kaq shumë probiznesit është diçka që përbën një aset të vërtetë për vendin”.

Komentet u bënë shumë shpejt pjesë e debateve të ditës në rrjetet sociale, ndërsa një hashtag është krijuar me thirrjen për ta bojkotuar kompaninë. Plank u detyrua të nxirrte një tjetër deklaratë të mërkurën për të sqaruar komentet e tij, duke thënë se ato ishin bërë nga pikëpamja e perspektivës së biznesit dhe nuk reflektonin aspak qëndrimin social të kompanisë.

Top Channel