Malësi e Madhe, treni del nga shinat nga amortizimi i shinave

09/02/2017 00:00

Treni i mallrave i linjës ndërkombëtare Bajzë-Podgoricë ka dalë nga shinat pasditen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur Grizhë, në Malësinë e Madhe.

Për fat viktima në njerëz nuk ka pasur, ndërsa disa vagonë janë shkatërruar thuajse plotësisht, si pasojë e daljes nga shinat. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet se është bërë amortizimi i trasesë.

Treni i mallrave që ishte me 11 vagonë të ngarkuar me lëndë inerte po vinte nga Mali i Zi në drejtim të Durrësit.

Gjithashtu, nga ky aksident hekurudhor janë dëmtuar dhe kanë pësuar shembje rreth 100 metra linjë hekurudhore.

Top Channel