Interi apelon dënimet e Perisiç dhe Icardit

09/02/2017 00:00

Inter ka apeluar vendimet për dënimin me nga dy ndeshje pezullim të Perisiç dhe Icardit. Klubi zikaltër e bëri të ditur këtë vendim nëpërmjet një komunikate zyrtare, të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Icardi dhe Perisiç u skualifikuan për shkak të protestave në fund të ndeshjes me Juventusin, në Torino.

Ditët e fundit, në media u fol shumë për mundësinë e apelimit të dënimeve të argjentinasit e kroatit, hipotezë që u shndërrua në diçka të vërtetë. Mësohet se Interi pretendon një ulje të dënimit, si për Icardin, ashtu edhe për Perisiç, në mënyrë që të ketë mundësi t’i aktivizojë në ndeshjen kundër Bolonjës.

Ndërkohë për sfidën e së dielës, tifozët e Interit po përgatisin një protestë në “San Siro” sipas stilit spanjoll, me valëvitjen e shamive, për të shfaqur të gjithë indinjatën e tyre për vendimet e marra nga Rizzoli e asistentët e tij në përballjen me “Zonjën e vjetër”.

Top Channel