Avioni rus vret aksidentalisht tre ushtarë turq

09/02/2017 00:00

Një avion rus ka bombarduar aksidentalisht trupat turke në veri të Sirisë duke vrarë tre ushtarë të Ankarasë.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet turke dhe ato ruse dhe sipas një njoftimi të Turqisë, në lidhje me incidentin në fjalë, Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë zyrtare.

Siç mësohet, ushtarët ishin pjesë e një grupi më të gjerë që po ndihmonin rebelët në marrjen e qytetit al-Bab nga kthetrat e Shtetit Islamik.

Operacionet turke në zonë janë pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të zhvendosur larg kufijve të saj si terroristët e ISIS-it ashtu edhe rebelët kurdë.

Moska dhe Ankaraja kanë mbështetur dhe mbështesin grupe kundërshtare në luftën siriane, por kanë rënë dakort që të bashkëpunojnë për të luftuar së bashku ISIS-in.

Top Channel