Marrëveshjet me TAP, miratohen në qeveri përfitimet shtesë

09/02/2017 00:00

Marrëveshjet e ndryshuara me konsorciumin e gazsjellësit Transadriakt kanë kaluar në qeveri. Përmes këtyre amendimeve vendi ynë mund të përfitojë deri në 80 milionë euro më shumë nga investimi i TAP.

Më konkretisht, Shqipërisë i jepet e drejta të marrë më shumë tatim-fitimi përgjatë periudhës operacionale të projektit. Kjo pritet të ketë një efekt pozitiv në arkën e shtetin me rreth 60 milionë euro.

Po ashtu, rrien investimtet në komunitet nga 7 në 14 milionë euro. Edhe fondet për trajnime në sektorin e gazit natyror dyfishohen nga 350 mijë në 700 mijë euro.

Memorandumi i Mirëkuptimit synon të mbështesë kompaninë e sapokrijuarm, “Albgaz”, që është Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri, në ngritjen e kapaciteteve për të qenë pjesë e ofrimit të shërbimeve të mirëmbajtjes për TAP në fazën operacionale.

Duke qenë se Shqipëria ishte vendi i parë që firmosi me TAP në prill të 2013-s, shtetit ynë kishte të drejtën të kërkonte përshtatjen e termave të marrëvshjes me ato të vendeve të tjera. Projekti i gazsjellësit Transadriatik është aktualisht investimi më i madh i huaj në vend.

Top Channel