Familja gjigante, nevojitet “dron”-i për një foto

09/02/2017 00:00

Kjo po që është një “mbledhje e vërtetë familjare”. 500 persona kanë pozuar për një foto spektakolare që po bën xhiron e rrjetit, pranë  Zhengzhou, në lindje të Kinës.

Ata janë të gjithë pjesëtarë të familjes Ren, plot 6 breza. Sipas Ren Tuanjie, kreu i Partisë Komuniste në fshatin Shishe, ku u zhvillua grumbullimi i veçantë pjesëtarët e familjes jetojnë në Pekin, Shanga, Xinjiang dhe Tajvan dhe u mblodhën së bashku si pjesë e një projekti për kompletimin e pemës së tyre gjenealogjike me rastin e festivalit pranveror.

Për të përfshirë në objektiv të gjithë të pranishmit, që do të ishin të mjaftueshëm për të mbushur dy avionë “Boeing 787”, ishte i nevojshëm përdorimi i një droni.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel