Rripi i sigurimit, Veliu: 250-300 gjoba në ditë në të gjithë vendin

09/02/2017 00:00

Mesatarisht në të gjithë vendin policia rrugore vendos rreth 250-300 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Sipas drejtorit të Policisë Rrugore Ardi Veliu numri i aksidenteve fatale që nga shtatori kur ka nisur zbatimi i sistemit të ri të gjobave e deri më sot ka pësuar ulje.

“Numri i aksidenteve me pasoja fatale ka pasur ulje që nga shtatori. Qëllimi është që të minimizojmë sadopak pasojat që mund të vijnë nga këto fenomene. Do të vazhdojë pa ndërprerje ndëshkimin e drejtuesve që nuk e respektojnë pasi është detyrimi jonë të shpëtojmë jetën e qytetarëve”, tha z. Veliu.

Top Channel