Nga “shtëpi tmerri” në vilë luksoze

09/02/2017 00:00

“Shtëpia e tmerrit”, ku nazisti Amon Goth i qëllonte hebrenjtë nga ballkoni dhe e bërë e famshme në filmin “Schindler’s List”, do të kthehet në një vilë luksoze.

Artur Niemyski e ka blerë pronën që ndodhet në jug të Polonisë vitin e kaluar dhe po e rinovon në mënyrë që të jetojë aty bashkë me familjen. Por, shumë hebrenj kërkojnë që kjo vilë të kthehet në muze dhe mendojnë se nëse aty do të jetojë një familje, historia do të harrohet.

Kjo banesë drejtohej me “dorë të hekurt” nga sadisti Goth, i cili i torturonte hebrenjtë në qilar dhe madje i nguli thikën në këmbë një shërbyeseje vetëm sepse ajo nuk kishte vendosur karrike mjaftueshëm në tryezën e ngrënies.

Gjithashtu, Goth ka vrarë një djalë të vogël hebre vetëm sepse ai ishte larguar pa leje nga dhoma.

Në filmin e famshëm të vitit 1993 “Schindler’s List”, komandanti i SS-ve, i interpretuar nga Ralph Fiennes, shihet duke qëlluar me armë hebrenjtë nga ballkoni i vilës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel