Basha në Durrës: Të ndalojmë pushtetin e korruptuar Rama-Dako

09/02/2017 00:00

Kretari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur atë që e ka quajtur “pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar” që i ka braktisur ata dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste.

Në sheshin Veliera të Durrësit, Basha deklaroi se po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt, sipas tij, të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos, me të njëjtin kilent si në rastin e stadiumit “Qemal Stafa”.

“Në 18 shkurt i ftoj qytetarët e Durrësit që zemërimit të tyre t’i japin zë, që protestës së tyre t’i japin formë duke u bashkuar në Tiranë. Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për të mbushur xhepat e dyshes Dako-Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute që kurrë nuk kanë qënë më të mprehta për Durrësin dhe qytetarët e tij”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

Top Channel