Fabregas kritikon Premier League-n

09/02/2017 00:00

Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se ditët e Cesc Fabregas në Premier League janë të numëruara.

Lojtari i Chelsea ka humbur protagonizëm në skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte dhe duket se spanjolli e ka shumë të qartë arsyen.

“Për lojtarët e talentuar është më e vështirë të triumfosh. Po i jepet prioritet forcës fizike. Nëse kërkon të luash, duhet të vraposh shumë ose të jesh i fortë fizikisht, gjëra që nuk janë në karakteristikat e mia”, tha Fabregas.

Mesfushori spanjoll “ngroh” stolin pasi vendin e tij në formacion e ka marrë N’Golo Kante, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me kampionët e Leicester.

Top Channel